Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Themi Gjika: Mjeku popullor qe mposht sinozitin
Mjeku popullor qe mposht sinozitin

Me shume informacion

Fotogaleri

Kontaktoni


Kjo eshte faqja personale e Dr. Themi Gjika. Ketu do te gjeni informacione ne lidhje me doktorin dhe me aktivitetin e tij si i vetmi mjek qe arrin te sheroje semundjen e sinozitit pa nderhyrje kirurgjikale.


LUSHNJE- Mjafton te thuash Themi Gjika. Te gjithe e njohin kete emer ne qytet. ''Eshte doktori qe mjekon sinozitin", te thone me siguri te plote. Ka jo pak, por mbi 25 vjet qe i eshte perkushtuar punes per luftimin e kesaj semundje infeksioni. Sot eshte 50 vjec e kusur, ndersa ne profesion eshte mjek veteriner i larte. Duke shfrytezuar vetite kurative te disa bimeve mjekesore Themiu arriti te zbuloje nje ekstrakt qe ka aftesi te sheroje semundjen e sinozitit dhe te heqe dhembjet e shkaktuara prej tij. Kane kaluar vite qe nga mjekimi i pare i sinozitit, qe nga suksesi i tij i emocionuar.

Pacienti dhe sekreti

Ka plot paciente te mjekuar qe vijne e takojne doktorin pas operacionit. Sherimi i suksesshem, respekti per njeriun human, i detyron te pyesin per shendetin, por edhe per t'i thene nje fjale te mire. Te tjere vijne e marrin nje keshille apo caktojne diten per nje nderhyrje mjekesore. Themiu di me saktesi se kur dhe me c'shkalle infeksioni duhet bere nderhyrja e tij. Sidoqofte ne cdo rast i nevojitet domosdoshmerisht grafia per te qene i sigurte."Sepse ka patur raste, tregon Themiu, qe pacientet kane patur dhimbje koke te theksuara, jo per shkak te infeksionit me sinozit, por per arsye te ndryshme". Nuk do ta kujtoj emrin e nje kolegu te tij, i cili nje dite ne konfidence e kishte pyetur. Cila eshte bisturia  jote qe i ka dhene kaq emer mjekut. Pergjigjen e kishte marre te thjeshte, "Bota eshte e pasur me resurse qe po te dish t'i shfrytezosh, ben cudira. Mjekesia popullore eshte shkenca me e virgjer qe jo te gjithe ia njohin vlerat kuruese", thote Themiu dhe vijon biseden duke treguar fare pak nga zanati qe per ate eshte thesari i jetes. Klinika e tij eshte fare e thjeshte. Ne te gjen ca barna popullore, te cilat i siguron ne fshatin Germenj, ne pjesen perendimore te qytetit fushor.Ato i siguron ne muajin tetor dhe i perpunon sipas praktikes qe vetem ai e njeh mire. "Jane 4 barna me leng te hidhur. Me lengun e tyre realizoj dy seanca mjekimi. Me ane te nje pikatoreje hedh 2-3 pika leng ne hunde per cdo seance. Me kaq cdo gje ka perfunduar. "Operacioni realizohet pa emocion dhe me sukses". Me pak fjale kjo eshte puna qe kryen profesori. Duket gje e thjeshte, e lehte, por askush tjeter nuk eshte ne gjendje ta realizoje mjekimin e sinozitit pa nderhyrje kirurgjikale.

Themiu ka hapur nje klinike ku pret e percjell pacientet qe tashme ia dine adresen. Ata ia njohin profesionin dhe shpirtin e tij human.


 

Dr. Themi Gjika


Kontakto ne Tel: +355692116323

Adresa: Lagja "Gafurr Muco" Prane Qendres Sanitare Lushnje

23896